Një shtetas i Serbisë është ndaluar, pasi dyshohet të ketë kaluar ilegalisht kufirin.
Rasti është shënuar në Stublinë të Gjilanit, dy ditë më parë.
I dyshuari kishte kaluar kufirin pasditën e së martës, ndërkaq dje u ndalua dhe u dërgua në stacion policor.
“Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin të dyshuarit i është sekuestruar një dokument identifikimi dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Kalim ilegal i kufirit”