Ndërprerje masive e energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe Francën jugore! Dyshime dhe për sulm kibernetik!

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka goditur sot Spanjën dhe zona të mëdha të Portugalisë dhe Francës, duke “paralizuar“ shërbime kyçe. Pista kryesore sipas autoriteteve spanjolle, mbetet sulmi masiv kibernetik, teksa kanë nisur hetimet. Nuk përjashtohen edhe shkaqet e tjera.

Një ndërprerje masive e energjië elektrike ka goditur sot Spanjën dhe zona të mëdha të Portugalisë dhe Francës jugore, duke “paralizuar“ shërbime kyçe. Arsyet e ndërprerjes masive nuk dihen ende.  Linjat telefonike u ndërprenë në të gjithë Spanjën. Autoriteti spanjoll i trafikut iu ka bërë thirrje popullatës që të mos përdorin automjetet nëse e kanë nevojë emergjente. Sistemi hekurudhor është paralizuar, dhe rrjeti kombëtar spanjoll njoftoi se të gjithë trenat janë ndalur në stacione dhe nuk ka nisje.

Gjithashtu u goditën edhe aeroportet Barajas në Madrid dhe ai i Lisbonës në Portugali. Metrotë e Madridit dhe Barcelonës janë ndalur. Probleme me trafikun janë raportuar edhe nga Sevilja, Barcelona, Valencia dhe Pamplona. Qeveria në Madrid ka thirrur një takim urgjent në selinë e Red Eléctrica në përpjekje për të koordinuar përgjigjen ndaj ndërprerjes së gjerë të energjisë që pësoi vendi.

Pesë termocentralet bërthamore të Spanjës kanë ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike, për arsye sigurie: termocentralet përdorin gjeneratorë për të fuqizuar sistemet e brendshme të sigurisë të secilit termocentral, të cilët duhet të qëndrojnë funksionalë gjatë gjithë kohës.

Mediat lokale raportojnë se pasojat e ndërprerjes së energjisë në Spanjë kanë prekur edhe disa komuna në jug të Francës, jo shumë larg kufirit spanjoll, veçanërisht në Occitania, në zonën e Perpignan. Pak pas orës 14:10, burime nga operatori i rrjetit Rte raportuan se furnizimi me energji elektrike në jug të Francës po rikthehet.

Operatori spanjoll i rrjetit Red Electrica njoftoi se ka aktivizuar planet për të rivendosur furnizimin me energji elektrike: “Shkaqet janë duke u analizuar dhe të gjitha burimet po përdoren për ta zgjidhur atë.”

Rreth orës 13:40 , Red Electica tha se kishte filluar rivendosjen e energjisë elektrike duke filluar në veri dhe në jug të Gadishullit Iberik.

Sipas gazetës portugeze Expresso, operatori portugez i rrjetit E-Redes tha se ndërprerja ishte për shkak të “një problemi me sistemin evropian të energjisë elektrike” dhe se ishte detyruar të ndërpresë energjinë në zona të veçanta për të stabilizuar rrjetin, shkruan shqiptarja.com.Instituti Kombëtar për Sigurinë Kompjuterike (Incibe) po vlerëson atë që ndodhi për të kuptuar  nëse ishte një sulm kibernetik. Ministri portugez për Kohezionin Territorial nuk përjashton gjithashtu një sulm kibernetik. “Ekziston kjo mundësi, por nuk është konfirmuar”, tha Manuel Castro Almeida për RTP, televizionin shtetëror portugez.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish