Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se projekti i ndërtimit të shtratit të lumit Lumbradh të Deçanit është drejt përfundimit.
Sipas tij, ky projekt prek çmimin e mbi tre milionë eurove, transmeton KosovaPost.
“Ky projekt është në vlerë mbi 3 milionë euro dhe përveç ndërtimit të shtratit të lumit me gurë për të siguruar mbrojtje nga erozioni dhe përmbytjet, përfshinë edhe kryerjen e punëve të tjera si: Instalimi i ndriçimit publik për rritjen e sigurisë së hapësirave të përbashkëta; Ndërtimi i trotuarëve të reja; Rrjeti i ujësjellësit; Rrjeti i kanalizimit”, shkruan Aliu në Facebook.
“Projekti i cili ka për qëllim përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së qytetit të Deçanit, duke siguruar një sistem më të mirë menaxhimi të ujërave dhe përmirësimin e hapësirave publike për banorët lokalë dhe vizitorët, pritët të inaugurohet shpejtë”.