Ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Rexhep Haxhimusa, është ndarë sot nga jeta, në moshën 82-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë familja e tij.
Për vdekjen e Haxhimusës ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Supremes, Fejzullah Rexhepi, në emër të tij dhe të gjyqtarëve të kësaj gjykate.
Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 25.12.2024 në ora 13:00 (e mërkurë),në fshatin Doganaj të Ferizajt.