Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz doli për vrap në ditën e zgjedhjeve, siç raporton Dutsche Welle, që publikoi një fotografi.
“Qetësi olimpike – Vrap në ditën e votimeve! Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i shoqëruar nga truprojat bën vrap në ditën e zgjedhjeve. Sondazhet për partinë e tij SPD nuk janë aspak optimiste!”, thuhet në postimin e DW.
Gjermanët u janë drejtuar sot kutive të votimit, pas një fushate intensive që është dominuar nga situata ekonomike e Gjermanisë dhe sulmet vdekjeprurëse që e kanë kthyer migrimin në çështjen kryesore të sigurisë.


























