Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani do të fillojë një turne evropian të martën, transmeton Kosova Post.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Majed Alansari, tha se qëllimi i vizitave zyrtare ishte “të avokohej për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës”.
Udhëtimi i Sheik Mohammedit përfshin gjithashtu Jordaninë, Palestinën, Arabinë Saudite, Egjiptin, Turqinë, Indonezinë, Nigerinë, Ligën Arabe dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC).
“Ky hap vjen në emër të të gjitha vendeve anëtare të Ligës Arabe dhe OIC-së për të inkurajuar një proces të vërtetë dhe serioz politik për të arritur paqen gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme,” tha Alansari.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga KosovaPost nuk lejohet pa përmendur burimin.


























