Në Gjilan 250 fëmijë me asistencë sociale pajisen me materiale shkollore

Komuna e Gjilanit ka bërë me dije se nxënësit me kushte jo të mira meteriale po furnizohen me çanta dhe materaie të tjera për t’i vijuar mësimet.

Sipas njoftimit të kësaj komune, kryetari i komunës së Gjilanit, tha se po vazhdon mbështetja për 250 fëmijë nga familjet me asistencë sociale, të cilët po pajisen me çanta dhe materiale shkollore.

Alban Hyseni tregoi se këta nxënës janë nga klasa e parë deri në të pestën.

“U urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor”, tha Hyseni, thuhet në njoftim.

I pari i komunës falënderoi organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëfinancimin e këtij projekti, “e cila ka kontribuar që të shohim kaq shumë buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve sot”.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika