Pllaka dhe tabela të reja që bartin referencë të institucioneve të Republikës së Kosovës, janë vendosur sot në ish-objektet e mëhershme të njohura si institucione ilegale serbe në veri të vendit.
Këtë e dëshmojnë edhe pamjet të cilat ka publikuar media serbe Kosova Online, ndërsa shkruan se në të gjitha rrugët që çojnë në këto ndërtesa, kishte të pozicionuar autoritete të sigurisë së Kosovës.
Ajo bën të ditur tutje se objekti që strehonte institucionet serbe deri të premten tani do të strehojë Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Ministrinë e Administratës së Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.
Një tabelë me emrat e institucioneve të Kosovës është vendosur mëngjesin e sotëm edhe në objektin e Autoritetit të Përkohshëm të Mitrovicës në veri të Mitrovicës.