Në ndërrimin e vitit, Kurti vizitoi FSK-në e zyrtarët policorë në detyrë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sonte zyrtarët policorë, të cilët si në çdo kohë edhe sonte janë në detyrë, në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë.

 

“I vizitova për t’i përshëndetur nga afër dhe për t’u shprehur mirënjohjen për angazhimin e tyre të pandërprerë. Shpreh vlerësimin tim të lartë për të gjithë djemtë e vajzat tona në uniformë, të cilët me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë kontribuojnë çdo ditë në garantimin e rendit, ligjit dhe sigurisë publike në Republikën tonë. Për Vitin e Ri, u uroj shëndet, mbarësi, begati dhe suksese të vazhdueshme në detyrën e tyre fisnike. Falë punës së tyre, qytetarët tanë festojnë me më shumë qetësi dhe siguri”, shkroi Kurti në “Facebook”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës viziton FSK-në për nder të festës së ndërrimit të moteve

Ministri i Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari,  kanë pritur sot në vizitë Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Vizita u realizua në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me rastin e festës së ndërrimit të moteve.
Me këtë rast, Kryeministri Kurti uroi të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe familjet e tyre për Vitin e Ri, duke shprehur mirënjohje të veçantë për personelin që është në shërbim gjatë ndërrimit të moteve. Ai theksoi përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e vazhdueshme të pjesëtarëve të FSK-së në shërbim të sigurisë dhe paqes, duke iu uruar shëndet, mbarësi, suksese dhe arritje të reja në vitin që po vjen.
“Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju falënderoj për shërbimin tuaj fisnik dhe ju uroj që viti i ri të sjellë begati, stabilitet dhe përparim për ju, familjet tuaja dhe për vendin tonë,” theksoi Kryeministri Kurti.
Nga ana e tij, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari falënderoi Kryeministrin Kurti për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj FSK-së, duke e vlerësuar këtë vizitë si një mesazh të fuqishëm motivimi dhe respekti për të gjithë pjesëtarët e forcës, veçanërisht në këtë moment të veçantë festiv.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish