Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e një personi në Kaçanik, i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.
Sipas raportit 24-orësh, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë kompletuar provat ndaj të dyshuarit dhe më 4 prill 2026 kanë realizuar arrestimin e tij.
Gjatë bastisjes së pronës së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar fishekë, armë, një uniformë e MUP-it si dhe pajisje të ndryshme.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


























