Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se në takimin e së hënës në Bruksel, kryeministri Albin Kurti do ta nënshkruajë marrëveshjen më Serbinë, sipas planit franko-gjerman, ku parashihet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në vigjilje të takimit të 27 shkurtit në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku duke paralajmëruar nënshkrimin e një marrëveshjeje mes dy vendeve, në bazë të planit franko-gjerman.
ADVERTISING
Çitaku ka thënë se “plani franko – gjerman nuk ka pikur nga qielli. Ai është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite”.
Reklama
“Kryeministri Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë”, ka shkruar Çitaku në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
“Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj marrëveshjen për armëpushim, jo marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër. Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë. Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj asociacionin, apo Zajednicën siç e quante dikur. Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik”, ka shkruar Çitaku.
“Kaq për gjenialitetin e Kryenegociatorit Kurti”, tha ajo.