Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar, në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë, sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor të këtij viti.
Vuçiq tha se “regjimi i Kurtit po synon t’i shpallë fajtorë serbët” dhe se “synim e ka t’ia ndalojë Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhje”.
“Ajo që kemi mundur të marrim nga agjencitë tona të inteligjencës është se regjimi i Kurtit do t’i shpallë fajtorë serbët (për ngjarjet rreth kanalit), me synim të qartë politik që t’ia ndalojë Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhje. Kjo do të mbështetet nga administrata amerikane në largim”, tha Vuçiq transmeton “RTS”.