Nesër do të mbahet ceremonia solemne e diplomimit të gjeneratës së 45-të të kadetëve, e cila shënon përmbylljen e suksesshme të trajnimit bazik për oficerë korrektues.
Me fjalë rasti, kadetëve të diplomuar do t’u drejtohen Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.
Ceremonia do të mbahet më 7 mars 2025, në ora 10:00, në Amfiteatrin e Madh të Objektit të Ish-Rilindjes.


























