Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
E në shënimin e kësaj fushate, do të marr pjesë kryeministri Albin Kurti, transmeton KosovaPost.
Aktivitetet kryesore për shënimin e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore:
- Shënimi i fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ku merr pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu;
Ora:18:15 Vendi: Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës;
- Ora e parë e mësimit në Shkollën “Ahmet Gashi” – ku merr pjesë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci;
Ora:08:50, Vendi: Shkolla e mesme e lartë “Ahmet Gashi”;
Aktivitetet e hapura:
- Klinika Mobile për Komunitetet jo shumicë- Ora : 10:00, Vendi: Gjakovë;
- Thyerja e heshtjes: Fuqizimi i Zërave nga Italia dhe Kosova kundër dhunës ndaj grave- Ora:11:00, Vendi : Ambasada e Italisë;
- Pikturimi i transformatorëve me ngjyrë portokalli – Ora : 11:00, Vendi: Rr. Karl Gega -Prishtinë;
- Lansimi i 1 milion shishe uji me llogon “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” – Ora: 14:30 , Vendi: Ministria e Drejtësisë;
- Lansimi i Pullës Postare “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” – Ora: 15:00, Vendi: ZKM P32;
- Lansimi i faturave të KEDS me llogon “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” .