Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër (e premte), ku do të diskutohet për disa pika të përcaktuara në rend të ditës.
Kjo mbledhje do të mbahet në orën 10:00.
Rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 3 dhe 9 nëntor 2023:
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
11. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,
12. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
III. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave