Legjenda Manuel Neuer është tërhequr nga kombëtarja e Gjermanisë pas 15 vjetësh me ta.
38-vjeçari ka arritur një sukses madhor me Bardh e Zinjtë duke u shpallur kampion bote me ta dhjetë vjet më parë në Brazil.
Lojtari i Bayern Munchenit e ka veshur plot 124 herë fanellën e kësaj kombëtareje.
Largimi i tij hap rrugën për gardianin e Barcelonës, Marc Ander ter Stegen, që të bëhet i pari në portën e Gjermanisë 12 vjetësh nën hijen e Neuerit.