Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka thënë se sot është ftuar të paraqitet në stacionin policor në Bujanoc.
Ai është shprehur se gjatë intervistës ka kuptuar se aryseja e kësaj thirrje ishte protesta e organizuar më 8 gusht të këtij viti, siç tha ai, konkretisht për shkak që për vendosjen e dy bilbordeve.
Lutfiu tha se kjo procedurë nga rokuroria është ngritur si rezultat i një shkresë anonime dhe lidhur me këtë rast ai nuk është deklaruar, për shkak që siç është shprehur ai, nuk është respektuar procedura e thirrjes.
“Përmes një thirrje jam ftuar që sot në ora 9:00 e mëngjesit të paraqitem në stacionin policor në Bujanoc. U paraqita në stacionin policor në kohën e caktuar. Gjatë intervistës kuptova se arsyeja e thirrjes është protesta e organizuar më datë 12.08.2024, konkretisht për shkak që për vendosjen e dy bilbordeve(njoftimeve të protestave) nuk kemi marrë leje nga Komuna e Bujanocit dhe për vendosjen e tyre nuk kemi paguar taksën e paraparë”.
“Kjo procedurë nga Prokuroria është ngritur si rezultat i një shkresë anonime. Lidhur me këtë rast nuk u deklarova për shkak që nuk është respektuar procedura e thirrjes.Gjithashtu paraqita vërejtjet e mia për mungesën e një përkthyesi të liçensuar në qytetin ku shqiptarët përbëjnë mbi 60% të popullsisë”.
“Imagjinoni, një qytetar serb me emër dhe mbiemër kërkon zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH, një zyrtare policore na quan minjë neve që protesuam në Medvegjë, ndaj tyre nuk është ngritur procedurë, ndërsa kanë nisur procedurë për një protestë paqësore e organizuar në gusht të këtij viti në Bujanoc. Sa më i madh të jetë presioni për të na heshtur, aq më i madh do të jetë volumi jonë”, ka shkruar Lutfia në Facebook.