Prokuroria Speciale e Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit J. Sh. i nacionalitet boshnjak, për kryerje të veprës penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
I pandehuri akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, ka marr pjesë në vrasjen e tre civile të nacionalitet shqiptar, e të cilat kanë ndodhur në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë.
Të pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.