Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Reagimet e para të sllovakëve pas eliminimit nga Kosova: E humbëm kontrollin

    Punime të domosdoshme, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të entjen

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Foda: Për ne s’ka rëndësi vendimi i FIFA-s

    Foda: Me këtë atmosferë, shpresoj se do ta fitojmë ndeshjen e radhës në shtëpi

    Kurti: Serbia po i kopjon metodat ruse për ta kërcënuar Kosovën dhe rajonin tonë në përgjithësi

    Kurti uron Dardanët pas fitores: Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër

    Kosova e mposht Sllovakinë për të siguruar finalen e fazës “play-off” për kualifikim në Kupën e Botës

    Osmani: Kam lexuar raporte që sivjet Serbia ka tentuar të na destabilizojë – me aleatët i kemi parandaluar

    Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”

    Kosovës i humbet edhe një startues për përballjen e sotme ndaj Zvicrës?

    VIDEO/ Çmenduri në Sllovaki, Kosova shënon golin e tretë! Del në avantazh

    Pacolli: Nuk jam pishman që ia kam dhënë votën Qeverisë Kurti

    “Ishte në dijeni për vra’sjen e Liridonës”/ Reagon ashpër Behgjet Pacolli

    Publikohet lista për ndeshjet me Islandën, ftohet 16 vjeçari Abdullahu

    Barazon Kosova, shënon Veldin Hoxha ndaj Sllovakisë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

“Ninullë”- Film i metrazhit të shkurtër me përmasa universale

20 Qershor 2023, 9:15
në Kulturë
“Ninullë”- Film i metrazhit të shkurtër me përmasa universale
Share on FacebookShare on Twitter

Balada e Gëtes (Johann Wolfgang von Goethe) “Erlkönig”, e shkruar në vitin 1782, ka frymëzuar skenaristë të shumtë të kinematografisë dhe teatrit botëror për të shfaqur para publikut një dimension njerëzor universal: ankthin!

Në poemën e Gëtes, gjatë një nate me rrebesh, një kalorës me një fëmijë të sëmurë në krahë (babai me të birin) kalërojnë mes për mes një pylli kënetor. Në bazë të besëtytnive, në vendet kënetore shfaqen qenie misterioze qëllimkëqija që e shpijnë njeriun drejt vdekjes. Gjatë kalërimit, fëmijës i shfaqet qenia misterioze për të cilin babai tenton ta bindë se janë halucinacione për shkak të frikës së shkaktuar nga “sëmundja”.

Qenia misterioze është gjithnjë e më pranishme në vizionin e fëmijës, me zërin që e fton ta shoqërojë në pallatin e tij, ndërkaq babai përpiqet t’i jep shpjegime racionale për zërat që dëgjon fëmija, si rezultat i shushurimës së gjetheve…

Në një rrugëtim ku terri të pamundëson të shihet qartë, qeniet njerëzore kalërojnë me tërë paragjykimet e trashëguara për çdo gjë, madje edhe për qenie misterioze… 

Me një shqetësim të madh dhe i kapluar nga ankthi për të shpëtuar “fëmijën e vet”, babai shpejton drejt kasolles! Por nuk arrin me kohë! Fëmija vdes në krahët e tij!

Ka interpretime të shumta të baladës së Gëtes. Mirëpo më duket interesant të nxjerr në pah  një aspekt që lidhet me kontekstin ku vendoset ngjarja e rrëfyer (pyll moçalor) dhe ethet “malarike” që kaplojnë fëmijën. A thua kemi të bëjmë me ankthin që kaplon njeriun në momente kyçe të jetës së vet, ku gjatë rrugëtimit të vështirë për të arritur pjekurinë si qenie njerëzore, duhet, në mënyrë të pashmangshme, të luftojë me aspektet fëmijërore që ka brenda vetes, me tërë paragjykimet e trashëguara… Sidoqoftë fundi i baladës dihet!

Falë një miku, m’u dha rasti të shoh filmin “Ninullë”, i realizuar në muajin shkurt të vitit 2023, me skenar dhe regji të Adrian Asllanit.

U befasova me imagjinatën e jashtëzakonshme të këtij të riu, i cili ka përzgjedhur poemën e Gëtes për ta vënë në një kontekst tepër origjinal.

Në dallim nga personazhi i baladës që kalëron me fëmijën në krah drejt kasolles, nëpër shushurima gjethesh, personazhi i filmit “Ninullë”, një mjeshtër kukullash, (rol i luajtur për mrekulli nga Avni Dalipi), ndodhet në “kasolle”, me fëmijën e “sëmurë” (të luajtur shkëlqyeshëm nga Lis Kamberi), ku zhurmat që “ushqejnë frikën” u vijnë nga jashtë (përplasje dyersh)!

Sa i përket elementeve kinematografike, ky film veçohet nga ndriçimi i theksuar dhe hijet e rënda, të realizuara mjeshtërisht, ku heshtja, si mjet dramaturgjik, merr një vlerë të veçantë. Me një fjalë, kemi të bëjmë me një rrëfim që prapa tipareve “babë e bir”, ka zbuluar dhimbjen e shpirtit njerëzor, duke depërtuar në dramaticitetin e vërtetë të jetës. 

Nuk e di nëse është lufta e brendshme e njeriut drejt rrugëtimit për të arritur shkallën e pjekurisë, apo faktorë të tjerë të jashtëm që e rrethojnë me ankth personazhin e këtij filmi të metrazhit të shkurtë, por atë që mund të them si historiane e artit, ka të bëjë me një fakt të pamohueshëm: Adrian Asllani ka krijuar një interpretim artistik tepër origjinal të një balade që jeton në kulturën europiane qe dy shekuj e gjysmë! Ka arritur që në një film të metrazhit të shkurtër të shpalos vlera të përmasave universale! Meriton vetëm lëvdata!

Jelldëz Asani, Profesoreshë e Historisë së artit në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Reagimet e para të sllovakëve pas eliminimit nga Kosova: E humbëm kontrollin

Reagimet e para të sllovakëve pas eliminimit nga Kosova: E humbëm kontrollin

5 orë më parë
Punime të domosdoshme, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të entjen

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

5 orë më parë
Shqipëria e pafat! Polonia i përmbys kuqezinjtë dhe i eliminon nga play-offi

Shqipëria e pafat! Polonia i përmbys kuqezinjtë dhe i eliminon nga play-offi

5 orë më parë
Foda: Për ne s’ka rëndësi vendimi i FIFA-s

Foda: Me këtë atmosferë, shpresoj se do ta fitojmë ndeshjen e radhës në shtëpi

5 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH