Një i mitur në fshatin Lebushë të Deçanit i kishte vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij 9 mijë euro para të gatshme.
Sipas policisë 4 mijë euro i dyshuari ua kishte dhënë dy të miturve të tjerë për t’i blerë dy pistoleta dhe dy karikatorë me nga dy fishekë.
“Fsh. Lebushë, Deçan 02.01.2025 – NN. Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull kosovar, ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij 9000 euro para të gatshme. 4000 euro nga parat e vjedhura i dyshuari ia kishte dhënë dy të dyshuarve të mitur meshkuj kosovarë për t’i blerë dy armë-pistoletë dhe dy karikatorë me nga dy fishekë. Armët e lartcekura janë konfiskuar. Ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.