Sot kanë filluar trajnimet për noterët e rinj të vendit tonë. E për nisjen e tyre ka shkruar e para e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se me “përkushtimin e noterëve dhe mbështetjen e vazhdueshme institucionale do të jemi në gjendje për ndërtimin e një sistemi noterial të besueshëm”, përcjell KosovaPost.
Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se ndërtimi i sistemit noterial reflekton vlerat demokratike dhe të drejtësisë sociale.