Debutim i qetë në US Open për Novak Djokoviq. Serbi dominoi në raundin e parë ndaj moldavit Albot duke fituar 3-0 (6-2, 6-2 dhe 6-4).
Kundërshtari i radhës i Djokoviq do të jetë bashkëkombasi i tij Djere.
Frances Tiafoe kaloi më tej duke mposhtur amerikanin tjetër Kovacevi 6-4, 3-6, 6-4 dhe 7-5. Amerikani në raundin e dytë do të ketë një sfidë me Shevchenkon, i cili eliminoi Koepferin.
Lajmi i bujshëm është eliminimi i danezit Rune, i cili është mposhtur lehtë (6-2, 6-1 dhe 6-4) nga Nakashima.
Te femrat, numri 2 i botës Sabalenka fitoi 6-3 dhe 6-3 ndaj Hon, ndërsa Krejcikova mposhti Bassols 7-6 dhe 6-2./ A2 Televizion