Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, është takuar sot me përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, bëhet e ditur se në takim është diskutuar për partneritetin ekonomik të SHBA-së.
“Mezi presim të dërgojmë një delegacion kosovar në Samitin e Investimeve ‘Select USA’ në maj për të eksploruar më tej mundësitë e investimeve dhe për të nxitur marrëdhënie të begata biznesi!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.