Policia e Shtetit bëri të ditur sot se gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e thirrur nga opozita, një punonjës policie ka mbetur i lënduar.
Sipas policisë, efektivi ka mbetur i lënduar nga hedhja e bombave molotov, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta.
Grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë./atsh


























