Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë dhe sipas policisë, viktima është dërguar për trajtim në QKUK, pasi e njëjta ka tentuar të bëjë vetëvrasje, duke përdorur preparate higjienike.
“Prishtinë 12.02.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën bashkëshorten e tij. Viktima e shqetësuar ka tentuar të bëjë vetëvrasje, duke përdorur preparate higjienike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.