Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e shembjes së dheut në një punishte në lagjen Veternik, saktësisht në rrugën “Richard Holbrook” një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.
Lajmi e ka konfirmuar drejtori i Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra.
Shkodra në një deklaratë për Telegrafin theksoi se tashmë intervenimi i zjarrfikësve ka përfunduar.
“Sot rreth orës 12:11 jemi informuar për një rrëshqitje të dheut… ekipi i zjarrfikësve menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha drejtori i zjarrfikësve të Prishtinës.
Ai tutje njoftoi se njëri person është nxjerrë i gjallë dhe është dërguar për tretman në QKUK, ndërsa personi tjetër ka vdekur.