Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” ka bërë të ditur se një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm.
Në njoftimi e lëshuar në Facebook thuhet se kjo për shkak të rrjedhjes së ujit në pjesën te Eulexi, rruga kryesore, përcjell KosovaPost.
“Uji është ndërprerë në rrugën ‘Muharrem Fejza’. Natyra e dëmtimit është më e thellë. Andaj, për shkak të kësaj ndërlikueshmërie të rastit, ekipet teknike do vazhdojnë ditën e nesërme me punime”.
“Një pjesë e rrugës ‘Muharrem Fejza’ deri nesër mbesin pa ujë. Kërkojmë mirëkuptim! Jo çdo defekt është i lehtë për t’u riparuar!”, thuhet në njoftim.