Katër persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, si pasojë e një zjarri që kaploi një shtëpi në fshatin Verban të Vitisë.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, ndërsa të lënduarit pas tretmanit janë liruar për në shtëpi, raporton KK.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i zjarreve.
Ngjarja është duke u hetuar nga policia, me koordinim me prokurorin e shtetit.


























