Tainá Castro mori një dhuratë të shtrenjtë për Krishtlindjeje nga i dashuri i saj, Éder Militão: një Brabus 800 4×4 Superblack, një makinë që prodhohet me porosi nga Brabus 800, bazuar në modelin Mercedes-AMG G63.
Influencuesja e ndau dhuratën në rrjetet sociale, e cila, sipas mediave braziliane, i ka kushtuar lojtarit të Real Madrid-it thuajse 700 mijë euro.
Militão dhe Castro janë në një lidhje prej pak kohësh, të paktën që nga qershori, kur çifti e zyrtarizoi marrëdhënien.
Ndërkohë, Tainá Castro është në një betejë ligjore me ish-bashkëshortin e saj, Léo Pereira, lojtar i Flamengo-s, për kujdestarinë e dy fëmijëve që kanë së bashku.
Éder Militão ka pësuar një dëmtim serioz në ndeshjen kundër Osasuna-s, më 9 nëntor, dhe sipas raportit mjekësor të klubit, ai ka pësuar një këputje të plotë të ligamentit të kryqëzuar anterior, si dhe ka dëmtime në të dy meniskët e këmbës së djathtë, gjë që kërkon një periudhë të gjatë rikuperimi.
Ky është dëmtimi i dytë i tillë për Militão brenda një periudhe të shkurtër, pasi ai kishte pësuar një dëmtim të ngjashëm në këmbën tjetër në gusht 2023, duke e mbajtur jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar.
Pavarësisht këtyre sfidave, në janar 2024, Militão rinovoi kontratën me Real Madridin deri në vitin 2028, me një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro.