E promovuar rishtazhi në arealin e një ndër sporteve më popullore në botë, më saktë në basketboll, klubi nga Prishtina, ‘Bora’, është shndërruar në senzacion të garës së FBK, liga e parë e basketbollit në Kosovë, transmeton Kosova Post.
Klubi Bora, që në përbërje të saj ka basketbollist të rinjë që karakterizohen nga talenti i pazakontë, në kuadër të garave të ligës përkatese, pas nëntë xhirove numëron po aq fitore.
Kujtojmë se, klubi i basketbollit, Bora kishte fituar Kupën e Kosovës në kuadër të Ligës së Parë në shkurt të këtij viti.


























