Rivaliteti mes SHBA-së dhe Kinës po shpërthen dita-ditës. Aq sa ky tension goditi si një bombë axhendën e botës dixhitale! SHBA-të ndërmorën hapa për të ndaluar TikTok, një aplikacion me origjinë kineze me mbi 1 miliard përdorues. Në frontin kinez, përdorimi i shumë platformave të mediave sociale aktualisht është i ndaluar, përcjell Kosova Post.
Pra, ku të çon kjo luftë dixhitale?
Çështja e sigurisë së TikTok ka qenë një debat i vazhdueshëm prej vitesh, ky problem është bërë një burim i madh shqetësimi midis politikanëve, ekspertëve të sigurisë dhe administratorëve publikë në vendet perëndimore, aq shumë sa që SHBA-të të ndalonin TikTok.
Nga ana tjetër, Kina kundërshtoi mundësinë që Kongresi amerikan të ndalonte TikTok, duke theksuar se ky hap ishte i padrejtë.
Pra, çfarë na bën kaq të rrezikshëm TikTok, i cili është shumë i popullarizuar në mesin e platformave të mediave sociale dhe ka më shumë se 1 miliard abonentë?
Derisa të gjitha platformat e mediave sociale përmbajnë në thelb rreziqe të ngjashme.
Dëshira e SHBA-së për të ndaluar TikTok-un interpretohet si e lidhur me sigurinë e saj kombëtare dhe jo me këto rreziqe. Sepse nuk ka një rrezik të tillë sigurie për Kinën, sepse aplikacionet me origjinë nga SHBA janë tashmë të ndaluara për përdoruesit kinezë prej vitesh.
Për detajet e ndalimit të TikTok në SHBA dhe më shumë biseduam me njohësin e çështjeve të sigurisë, Fuad Ramiqi.
“Thuhet se edhe Anglia mund të ndërmarrë hapa kundër TikTok”
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fuad Ramiqi theksojë se Tik Tok shihet si një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare si për SHBA-në ashtu edhe për shumicën e vendeve evropiane dhe sidomos për Kosovën.
Ai thekson se SHBA-ja, e cila prej disa kohësh po përjeton një krizë teknologjike me Kinën, madje në disa zona është në luftë, është shteti i parë që ka paraqitur këtë argument për sigurinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin.