Konsumatorëve në Kosovë u është bërë thirrje të kenë kujdes gjatë blerjeve në periudhën e festave të fundvitit.
Agjenci e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka thënë se Kosova ka një gjendje stabile sa i përket sigurisë ushqimore, ndërsa ka bërë thirrje për kujdes, sidomos në dhuratat e paketuara me produkte ushqimore që shiten në prag të festave.
Kështu ka thënë zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, në emisionin “Alert” me Granit Sokolajn në “Radio Prishtina”.
Thaçi ka këshilluar që konsumatorët që blejnë dhurata të tilla t’i kontrollojnë produktet që gjenden brenda tyre, pasi këtë autorizim nuk e ka AUV-i.
“Konsumatori duhet të ketë kujdes është çështja e dhuratave që shitet në supermarkete të ndryshme, pra brenda tyre futet një gamë e gjerë e produkteve dhe këtu është një lloj rreziku sepse kjo është e paketuar dhe ne mund ti kontrollojmë disa njësi por jo të gjitha dhe këtu dikush mund të keqpërdor dhe të fut produkte që nuk i përgjigjen kushteve ligjore”.
“Unë u bëj apel konsumatorëve që në dhuratat me produkte ushqimore që blejnë për fëmijët apo të afërmit e tyre, gjithmonë duhet të ngritin vigjilencën që pas hapjes të kontrollojnë të gjitha njësitë sa u përket datave, deklaracioneve dhe gjitha shënimeve që duhet t’i përbëjë një produkt, sepse ato nuk inspektohet nga inspektorët. Pengimi i shitjeve të dhuratave nuk është në autoritetin tonë”, thënë Thaçi