“Nuk kam bërë kurrë fjalë me Sergio Conceiço-n”. Pas zërave të fuqishëm që flisnin për një krisje të marrëdhënies mes tij dhe teknikun portugez, Zlatan Ibrahimoviq iu përgjigj në këtë formë gazetarëve të interesuar, duke shuar “zjarrin” që dukej se po “digjte” Milanon:
“Kam lexuar shumë gjëra false, nuk është e vërtetë që kam pasur një përplasje me të. Ne kemi shumë besim tek trajneri ynë, do të ishte bukur të bëja fjalë me të pasi më mungon adrenalina, por jo nuk është e vërtetë”, u shpreh Ibrahimovic.
Me sa duket, të paktën duke iu referuar fjalëve të Ibrës, mes tij dhe trajnerit një ka pasur një përplasje frontale, por është e qartë që stafi drejtues i “djallit” nuk është shumë i kënaqur me ecurinë e ekipit. Për fat të mirë, një gol i Gimenez shpëtoi kuqezinjtë përballë Verona-s, çdo përfundim tjetër do të rëndonte akoma më shumë ambientin në vigjilje të sfidës së kthimit kundër Feyenoord.
Duket qëndruar këtu, Champions League është pa diskutim një test i fortë për Milan. Prova e parë është ndeshja e kthimit në “San Siro”, ku “djalli” duhet të bëjë gjithçka për të përmbysur holandezët. Në fund të këtij sezoni, Champions League pritet të jetë sërish përcaktues pasi Milan është i detyruar të mbyll Serie A mes katër ekipeve të para, për të siguruar një vend në Champions sezonin e ardhshëm, shkruan balkanweb. Aktualisht, Milan ndodhet në vendin e 7-të në kuotën e 41 pikëve.