Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP), thotë se në Gaza nuk po hyn ndihma e mjaftueshme.
“Ne nuk kemi pasur akses dhe hapësirë për të bërë punën tonë”, tha Matthew Hollingworth i agjencisë për BBC, përcjell kk.
“Asgjë nuk po shkon në veri të Gazës. Ne kemi nevojë për dërgesa çdo ditë”, shtoi ai.
Administrata Biden thotë se Izraeli duhet të përmirësojë situatën humanitare në Gaza në 30 ditët e ardhshme ose të rrezikojë një shkurtim të disa ndihmave ushtarake amerikane.