Më shumë se 40 mijë palestinezë janë vrarë si rezultat i aksionit ushtarak izraelit në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit, thotë ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.
Ky numër barazohet me rreth 1.7 për qind të popullsisë 2.3 milionëshe të territorit, një tjetër tregues i kthjellët i kostos njerëzore të luftës, raporton BBC, transmeton kk.
Krahas viktimave, analiza e imazheve satelitore sugjeron se gati 60 për qind e ndërtesave në Gaza janë dëmtuar.