Një raport i OKB-së ka thënë se Izraeli ka shkatërruar mbi 3 mijë ndërtesa në 1 km ‘zonë tampon’ që po krijon brenda kufirit të Gazës.
Raporti thotë se analiza statistikore tregon rritjen e shpejtë të ndërtesave të dëmtuara dhe të shkatërruara brenda zonës, nga 15% në 90% midis tetorit 2023 dhe shkurtit 2024.
Analiza satelitore e ndërmarrë më 29 shkurt 2024 në 4 mijë e 42 ndërtesa brenda zonës, tregon 3 mijë e 33 të shkatërruara, 593 të dëmtuara (i rëndë ose mesatar) dhe 416 pa dëmtime të dukshme, shkruan The Guardian, përcjell kk.
Zona tampon është një zonë neutrale që shërben për të ndarë forcat ose kombet armiqësore.