Shkruan: Faton Gashi
Oksimori, për ata që pretojnë të lexojnë, është puqja e dy situatave që nuk pajtojnë më njëra-tjetrën, si për shembull, dje promovon vlerat e Rugovizmit duke hequr fotografinë e tij, pastaj duke vendosur marrëdhënieve të ngushta më partinë socialistët të Rames. Ndërsa sot:
“Ditëlindjen fillojmë më homazhe të varrezat”.
Po është e vërtetë se forca politike e LDK-së bazohej në idetë dhe punën e personaliteteve të vdekura, por sidoqoftë e kaluara, LDK-ja e Lumit nuk mund të jap njerëzve të gjallë në të njëjtën masë me të cilën ka marrë dhe ka dhënë LDK-ja e Presidentit Ibrahim Rugova.
Ja edhe pse:
Sepse presidenti Ibrahim Rugova identifikohej me idetë e figurave të shquara shqiptare, dhe populli i besonte.
Të pretendohet se Lumi mund të jetë pasardhësi i kësaj fryme aq sa është qesharake është edhe arrogante e ofenduese.
Në këtë kuptim, heqja e fotografisë së presidentit Rugova para intervistës së Abdixhikut më Pekën e Syri tv, le të kuptohet, se ai dhe klani tij si duket po synojnë të njëjtën gjë si uzurpatori i vulës së PD, të zëvendësojë elektoratin e saj tradicional më një elektorat të ri.
Arsyeja pse këto ndryshim rrënjësore të kursit politik nuk ua kumtojnë qytetarëve është, sepse po ta dinin këtë gjë votuesit e LDK-së, Lumiri dhe klani tij s’do ta kalonte pragun zgjedhor.