Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështetje të protestave në Serbi

    Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështetje të protestave në Serbi

    Osmani takoi kryeministrin e Lesotos: Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

    Osmani takoi kryeministrin e Lesotos: Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

    Me fletarrest të Serbisë, arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-ushtari i UÇK-së Blerim Ramadani

    Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së

    Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit

    Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin duhet të flasim

    Presidenti i FIFA-s uron Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të federatës

    Presidenti i FIFA-s uron Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të federatës

    Trump thirret ta mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe t’i vizitojë dy shtetet

    Trump: Kosova dhe Serbia, konflikt që e kam përfunduar

    Dorëzohen gjashtë ankesa në Gjykatë Supreme në lidhje me vendimet e PZAP-së

    Dorëzohen gjashtë ankesa në Gjykatë Supreme në lidhje me vendimet e PZAP-së

    Gjukanoviçi pritet nga Kurti, diskutojnë për zhvillimet në rajon

    Gjukanoviçi pritet nga Kurti, diskutojnë për zhvillimet në rajon

    Arr*estohet në Serbi një shtetas i Kosovës

    Arr*estohet në Serbi një shtetas i Kosovës

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Opozita pa opozitarizëm

05 Shkurt 2026, 20:21
në OP / ED
Opozita pa opozitarizëm
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Labinot Balaj

Jemi në një sfond zhvillimesh, politike, veçmas të rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, dinamikë kjo që pritet të mos e ndryshojë thelbësisht skenën politike në Kosovë. Duke u ruajtur fizionomia e saj aktuale, me VV-në që pritet ta vijojë hegjemoninë si parti e parë, atëherë, në këtë kontekst, po marr si shkas ta komentoj gjendjen e brendshme që po përshkon opozitën tonë, konkretisht dualitetin, LDK e PDK.

Zor që gama e literaturës teorike ofron një ilustrim më praktik për të përshkruar dinamikat e brendshme të dy partive më jetëgjata në Kosovën e pasluftës, LDK-së dhe PDK-së, sesa metafora e Odiseut, ashtu siç e konceptojnë Max Horkheimer dhe Theodor W. Adorno në Dialektika e Iluminizmit.

Në këtë vepër kapitale të mendimit kritik të shekullit të kaluar, binomi intelektual e konceptonte subjektin modern si të mbërthyer mes dy forcave kundërthënëse: detyrimit për vetëruajtje dhe joshjes që rrezikon ta devijojë nga rruga e tij. Udhëtimi i Odiseut shndërrohet kështu në një metaforë paradigmatike për mënyrën se si subjekti racional përpiqet të mbijetojë, duke u vetëcenuar. I lidhur pas direkut, Odiseu dëgjon këngën e sirenave pa iu nënshtruar asaj, një akt racional i vetëmohimit për të shmangur shkatërrimin.

Kjo metaforë shërben si një model interpretativ jashtëzakonisht funksional për të kuptuar mënyrën se si LDK-ja dhe PDK-ja ‘lundrojnë’ mes presioneve të brendshme dhe të jashtme, duke u përpjekur njëkohësisht të ruajnë identitetin, pushtetin dhe hegjemoninë mbi tregimin politik.

Në rastin e PDK-së, metafora odisejane bëhet veçanërisht domethënëse për të shpjeguar fazën aktuale të fragmentimit të brendshëm. Partia po përjeton një periudhë ku po zhvillohen një sërë betejash latente, jo me bujë publike, por me peshë të madhe; kundërvënie të vazhdueshme mes fraksioneve që antagonizohen rreth projektimit të identitetit të ardhshëm të subjektit politik.

Brenda PDK-së artikulohen qartë dy vizione kundërthënëse.

Njëra kahje synon ta shkëpusë partinë nga të qenit subjekt i lidhur pas një hullie gjeografike, në këtë rast Drenica, duke pretenduar çlirimin nga barra historike dhe simbolike e këtij partikularizmi dhe ndërtimin e një identiteti më gjithëpërfshirës, më modern dhe më kombëtar. Është vizion që synon universalizimin e subjektit politik.

Kahja tjetër, përkundrazi, i qëndron refraktare këtij transformimi.

Ajo e sheh vazhdimësinë me një trashëgimi të ‘burgosur në gjeografi’ si burimin kryesor të legjitimitetit politik dhe moral të partisë. Për këtë fraksion, shkëputja nga origjina e ekspozon partinë para rrezikut ekzistencial.

Ashtu si Odiseu i lidhur për direk, PDK-ja po lundron mes tundimit për t’u transformuar dhe nevojës për t’u vetëruajtur; mes kërkesës për t’u shkëputur nga e shkuara dhe frikës nga humbja e asaj që e ka mbajtur të bashkuar.

Në këtë kuptim, metafora e Adornos dhe Horkheimerit nuk mbetet vetëm figurative, por shndërrohet në një instrument analitik për të kuptuar sjelljen e një subjekti politik në krizë orientimi.

Së këndejmi, emërimi i Bedri Hamzës në krye të PDK-së nuk e zgjidh këtë krizë ideopolitike. Hamza perceptohet më tepër si figurë stabilizuese e përkohshme, e paaftë për transformim strategjik. Me gjasë, roli i tij kryesor është frenimi i skizmës së brendshme, veçanërisht parandalimi i largimit të figurave ‘subversive’ si Ramiz Lladrovci sesa reformimi i thellë i subjektit.

Andaj, gjykoj se kjo qasje menaxheriale, e orientuar drejt ruajtjes së status quo-së dhe jo drejt rikonceptimit të identitetit politik, u reflektua drejtpërdrejt edhe në rezultatin elektoral të 28 dhjetorit, ku PDK-së, lëre që s’iu përkthye në kapital elektoral, por, përkundrazi ia determinoi rezultatin e dobët.

Pra, PDK, në këto zgjedhje nuk ishte thjesht produkt i një fushate të dobët apo i rrethanave konjekturale, por shprehje e një krize më të thellë përfaqësimi: pafuqisë për t’u imponuar e artikuluar si alternativë e besueshme politike në një kontekst ku elektorati kërkonte vizion transformues dhe distancim të njëmendët nga modelet e konsumuara të së kaluarës.

Në këtë sens, disfata elektorale konfirmoi se stabiliteti i përkohshëm nuk mund të valorizohet në raport me reformën strukturore, ngjashëm siç vetëmbijetesa organizative nuk garanton legjitimitet politik.

Një Fat(alitet) pak a shumë si ai i PDK-së, po replikohet edhe te LDK-ja, veçse kriza e kësaj të fundit, për dallim nga ajo e PDK-së, ka një gurrë tjetër anipse simptomat shpesh duken të ngjashme.

Ky ‘siamezitet’ i stisur mes LDK-së dhe PDK-së rrjedh kryekëput nga një dinamikë e jashtme: rritja eksponenciale e Vetëvendosjes ngjizi një kohezion efemer mes këtyre dy partive, jo sepse ato kanë pësuar ndonjë ‘desenzitizim sistematik’ apo ndonjë ‘ambivalencë afektive’ që i çliron nga konflikti i së kaluarës politike.

Hasmëritë e vjetra mbeten të pranishme, vetëmse në formë latente, dhe mund të rizgjohen sapo njëra nga partitë të rifavorizohet nga ndonjë momentum i ri politik.

Nëse i lëmë anash për pak antinomitë historike të këtyre subjekteve, mund ta fokusojmë analizën tek arsyet pse ato shëmbëllejnë njëra-tjetrës se pse, përkundër rivalitetit dhe trashëgimisë së tyre animoze, ato prodhojnë modele sjelljeje dhe oferta politike që duken të harmonizuara.

Paradigamtizimi i LDK-së me PDK-në nuk reduktohet vetëm në një dimension.

Njëjtësimi i këtyre subjekteve, që tashmë kanë nisur të etablohen si parti me një histori të gjatë dhe të begatë në opozitë, nuk është rastësi; ai reflekton një amalgamë proveniencash dhe ndikimesh historike, që formojnë identitetin dhe sjelljen e tyre politike.

Këto parti, LDK-ja dhe PDK-ja, vuajnë nga boshllëku ideologjik, fragmentimi i brendshëm, varësia nga liderë karizmatikë dhe mungesa e një koncepti modern të lidershipit kolektiv.

Dy partitë, veçanërisht gjatë tri procesve të fundit zgjedhore, kanë shpalosur oferta qeverisëse që janë ideologjikisht të paqarta dhe joautentike.

Megjithë divergjencat programore, përkatësisht ideologjike, ato kurrë nuk paraqesin hendek në ndërtimin e koalicioneve mes partive politike në Kosovë.

Sepse nëse antagonizmat e partive do të zanafillonin mbi premisa ideologjike, atëherë kjo do të ishte manifestim i një shkalle të lartë të demokracisë, megjithatë, në mungesë të nënshtratit ideologjik, këto dy parti kanë përçuar përshtypjen se, me çdo kusht, përmes ofertës elektorale të tyre po mëtojnë të jenë një déjà vu e VV-së, përkatësisht të boshtit të saj programatik; pra, jo si artikulim autonom politik, por si eholali diskursive , një përsëritje mekanike e tezave dhe formulimeve të VV-së, pa shqyrtim kritik, pa zhvendosje konceptuale dhe pa autorësi burimore.

Kësisoj, LDK-PDK, jo vetëm që kanë demonstruar impotencë të ofertës, por njëkohësisht kanë konfirmuar edhe paaftësinë e tyre për të vendosur një demarkim të qartë midis asaj që përbën ideologji apo politikë të majtë dhe asaj që i takon së djathtës.

Andaj, marrë parasysh trajektoren e dy partive respektive, metafora e Odiseut të Adornos dhe Horkheimerit, njeriu i lidhur për direk për të mbijetuar, përshkruan saktësisht partitë që përpiqen të shpëtojnë veten duke u lidhur pas figurës së një lideri të vetëm, duke sakrifikuar transformimin për hir të mbijetesës.

Rasti i LDK-së: kriza e trashëgimisë dhe boshllëku ideologjik. Ikja e Rugovës përbën pikë kthesë historike për partinë që u themelua në vitin 1989.

Me ikjen e tij, partisë iu zhduk edhe boshti ideor, u shfronsua nga kapitali simbolik e së këndejmi, për epilog e pati humbjen e hegjemonisë së të qenit subjekti me elektoratin më të madh në Kosovë.

Asnjëri nga pasrendësit e Rugovës, Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa, dhe as kryetari aktual Lumir Abdixhiku s’kanë arritur të demostrojnë kapacitet që do të sugjeronte se partia mund të shpëtojë nga degradimi i nisur tash e 20 vite më parë.

Ardhja e Lumir Abdixhikut u përjetua në LDK si ardhja e një Mesie, (Shpëtimtari), një epifani politike. Kjo pritje u mbështet më shumë në patos, sepse partia përfaqëson trashëgiminë poltike të Ibrahim Rugovës

Megjithatë, formimi rudimentar intelektual e teorik, si edhe mungesa e vizionit politik te Lumir Abdixhiku dhe shpura e tij, nuk përbëjnë arsyen e vetme pse LDK është kredhur në këtë situatë ‘eskatologjike’.

LDK-ja do të vazhdojë të mbetet në të njëjtën krizë sepse nuk është kryetari, por vetë struktura ideologjike, identiteti i humbur ideologjik që po e gremisë partinë.

Partia ka humbur identitetin e saj politik dhe vazhdon t’i riciklojë nekropolitikën dhe viktimizimin si modalitetet më të spikatura të veprimit politik.

Siç pohon filozofi francez Michel Foucault, pushteti (lexo në këtë rast: LDK-ja) mbijetojnë duke kontrolluar narrativën, jo domosdoshmërisht realitetin.

Ajo që na çon drejt këtij përfundimi për sterkeqjen ideologjike dhe organizative të LDK-së, është se kjo parti, nuk po arrin të utilitizojë elektoralisht asnjë “Rrugë të Re”. Ose thënë me terma fucualtian, ‘teatralizmi i dhimbjes’.

LDK-ja ‘dhimbjen’ nuk e përdor për të prodhuar veprim politik, por për ta zëvendësuar atë.

Për më tepër, shkarjet e shpeshta ideologjike dhe inkonsekuencat që shfaqen si në ligjërimin publik, ashtu edhe në trajtat programore qeverisëse, e shtyjnë këtë parti të perceptohet si e detruallzuar nga ortodoksia e vet ideologjike, nga identiteti i deklaruar i qendrës së djathtë.

Shembujt më domethënës të stërkeqjes së LDK-së janë Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhkiu. I pari, pra Hoti, i promovuar si ekonomist i spikatur, s’rresht duke artikuluar thirrje tipike të së majtës. Rast ilustrativ është apeli i tij drejtuar sindikatave të puntorëve, ndërsa Lumir Abdixhiku u përfshi në retorikë që kufizohet me slogane marksiste për “punëtorët dhe intelektualët”. Tërë kjo gamë e shkarjeve e bëjnë LDK-në të duket e çoroditur dhe kapur nga populizmi si instrument mbijetese.

Së këndejmi, në vistrën e anomalive që ka diktuar kriza shumedimensionale te këto dy parti, imponohet në ekuacion edhe një faktor hetronom: tradita ballkanike e ndërtimit të pushtetit rreth figurës së liderit karizmatik. Ky model prodhon kult individi, centralizon autoritetin moral dhe politik dhe rrëzohet rëndë në momentin kur lideri mungon.

Përfundimisht, duke përmbledhur këto dhe anomalitë e tjera dhe mungesën e një boshti të qartë, kjo prodhon populizëm ad hoc dhe dështon të ndërtojë koherencë programore.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështetje të protestave në Serbi

Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështetje të protestave në Serbi

2 minuta më parë
Osmani takoi kryeministrin e Lesotos: Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Osmani takoi kryeministrin e Lesotos: Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

25 minuta më parë
Me fletarrest të Serbisë, arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-ushtari i UÇK-së Blerim Ramadani

Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së

56 minuta më parë
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit

Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin duhet të flasim

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH