Kryeministri hungarez Viktor Orban ka komentuar ngjarjet e sotme në Kuvendin e Serbisë dhe ka shprehur mbështetjen për Presidentin dhe Qeverinë e Serbisë, transmeton Kosova Post.
Pasi humbën Uashingtonin nga patriotët, forcat globaliste-liberale u tërhoqën në Bruksel dhe iu drejtuan Serbisë, Sllovakisë dhe Hungarisë. Kaosi i sotëm në Kuvendin e Serbisë – bomba tymi, dhuna dhe pengesa – tregon se sa larg janë të gatshëm të shkojnë për të destabilizuar shtetet sovrane, ka shkruar Orban në rrjetin social X.
Nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë. “Dëshiroj të shpreh mbështetjen time për presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Serbisë”, tha Orban.


























