Zëvendës-ministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Daulina Osmani ka akuzuar PDK-në për bllokimin e organizimit të Lojërave Mesdhetare, pasi e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Daulina Osmani ka reaguar me anë të profilit të saj privat në Facebook, duke akuzuar partinë opozitare, PDK-në, për bllokimin e organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Postimi pa ndërhyrje i Daulina Osmanit
Kur e fituam të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare, PDK tha që është historike. E njëjta PDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Lojërat Mesdhetare, duke e bllokuar organizimin e Lojërave për një kohë të pacaktuar.
Lojërat Mesdhetare janë projekt shtetëror në interes të Republikës tonë dhe të çdo qytetari.
Kjo është dëshmi e qartë që interesin e ngushtë personal dhe grupor e vendosin mbi interesin shtetëror.
Ligji nuk ka asnjë të metë, si në aspektin procedural ashtu edhe atë përmbajtësor. Prandaj, do të dështojnë. Kosova do të fitojë.