Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është takuar sot ne Bruksel me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell KosovaPost.
Biseda kryesore mes Osmani dhe Lajçakut ka qenë dialogu Kosovë-Serbi.
“Me Miroslav Lajçakun në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon me theks në dialogun Kosovë – Serbi. Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për gjithë rajonin dhe për sigurinë e stabilitetin e Evropës”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.