Brukseli më 18 dhjetor do të mbledhë në një samit liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Gjatë këtij takimi është paraparë që të ketë takime lidhur me bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, transmeton KosovaPost.
Gjithashtu do të diskutohet edhe për implementimin e planit të rritjes dhe integrimin gradual të dy rajoneve.
Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga presidentja Osmani.
Takimet është paraparë të nisin në orën 17:30 pasdite, ndërsa pas një konference për media në orën 19:30, do të ketë edhe një darkë pune të liderëve, që pritet të nisë në orën 20:30.