Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar në New York, Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, me të cilin, ka riafirmuar marrëdhëniet bilaterale, përcjell KosovaPost.
Osmani ka thënë se Dickon Mitchell kanë diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit të interesit të ndërsjellë.
“Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me partnerë në mbarë botën për ta thelluar bashkëpunimin, si dhe për ta forcuar pozitën tonë ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

























