Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski.
Takimi është duke u zhvilluar në Presidencë, derisa mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm nga fillimi i takimit.
Pendarovski është për vizitë zyrtare në Kosovë, ndërsa sot do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti./teve1.info/.