Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mirëpritur në Presidencën e Kosovës Zëvendësndihmës Sekretarin e shtetit amerikan, Alexander Kasanof.
Kasanof pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti në orën 17:15. Pas takimeve të ndara nuk pritet të mbahet konferencë për media.
Kasanof po qëndron për herë të parë në Kosovë prej kur u emëruar zëvendësndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit më 19.07.2024.
Kasanof ishte takuar me dy prijësit e Kosovës gjatë muajit tetor gjatë takimeve të Assamblesë të Kombeve të Bashkuara.
Kurti në një konferencë për media më 09.10.2024, tha se do të zhvillojnë takime me të dërguarin amerikan Kasanof, më të cilin besojnë të vazhdojnë bashkëpunimin njësoj si me pararendësin e tij Gabriel Escobar.
“Se çfarë do të mund të presim prej tij, besoj që duhet të kemi një durim prej 24 orësh”- tha Kurti në konferencë për media më 09.10.2024.
Kasanof të mërkurën më 09.10.2024 është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq gjatë qëndrimit të tij në Beograd.
Ai shtoi se për një dialog konstruktiv nevojiten dy palë dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të problemeve, “pavarësisht përshkallëzimeve të panevojshme të tensioneve nga njëra anë”.
Kasanof kishte shërbyer si asistent ekzekutiv nën ish-nënsekretaren për Çështje Politike, Victoria Nuland, dhe gjatë mandatit të ushtruesit të detyrës së nënsekretarit për Çështje Politike, John Bass.