Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar martirët masakrës së Izbicës në 26-vjetorin e rënies.
Osmani ka deklaruar se kujtesa historike është në funksion të respektimit të të kaluarës, dokumentimit, sikurse edhe ndërtimit të së ardhmes.
“Ndaj sot kujtojmë 26-vjetorin e masakrës së Izbicës, kur forcat gjenocidale të Serbisë masakruan 147 civilë, në mesin e të cilëve edhe vajzën 6-muajshe, Dafina Qelaj. Ajo dhe të tjerët u vranë në shtëpitë e tyre vetëm pse ishin shqiptarë”.
“Mizoria në Izbicë, mbetet e skalitur në kujtesën tonë, duke na sjell në vëmendje çmimin e lirisë. Në tentim për t`i fshehur gjurmët e krimit, viktimat civile regjimi gjenocidal i Serbisë i varrosi në varrezë masive në Petrovo Sello në Beograd, në Novolan dhe në Bistricë”, ka thënë Osmani.
Ndër tjera, Osmani ka shtuar se kujtimi për Izbicën dhe të gjitha masakrat gjithandej Kosovës do ta mbajë gjallë, gjithnjë si një dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluan, dhe si kërkesë të përhershme për drejtësi.