Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se së shpejti do të hiqen vizat për në Bahamas.
Përmes një video-adresimi nga Washingtoni, Osmani deklaroi se marrëveshja për heqjen reciproke të vizave do të nënshkruhet së shpejti.
“Në Bahamas morën njohjen, lidhjen e marrëdhënieve diplomatike e poashtu kemi arritur dakordim me kryeministrin e Bahamas për heqjen reciproke të vizave, që është një lajm shumë i mirë. Kjo marrëveshje do të nënshkruhet së shpejti në Washington”, tha Osmani.


























