Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen Sadriu me rastin e ndarjes nga jeta të Ali Sadriut, ish-Ministër i Financave, ish-deputet në dy mandate dhe ish-Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përcjell KosovaPost.
Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani theksoi se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e Sadriut, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në shërbim të institucioneve të vendit dhe përkushtimin e palodhur ndaj qytetarëve.
Ajo u shpreh se puna dhe angazhimi i tij do të mbeten të paharrueshme, ndërsa familjes Sadriu i përcolli ngushëllime të sinqerta, duke i inkurajuar që në këto momente të vështira të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen.
“Qoftë i përhershëm kujtimi për Ali Sadriun,” përfundon mesazhi i Presidentes.


























