Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me mërgimtarët që tashmë kanë ardhur në Kosovë.
Dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, Osmani ka vendosur t’i mirëpresë ata përmes një pritjeje të veçantë, e cila do të mbahet nga ora 18:00 në hotelin Emerald.
Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, kjo pritje organizohet në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e vazhdueshëm të mërgatës në zhvillimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
Nga Presidenca kanë bërë të ditur se mbrëmja do t’i kushtohet në mënyrë të veçantë rolit të mërgatës në luftën për liri, në procesin e shtetndërtimit, si dhe në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.
Takimi pritet të mbledhë një numër të madh bashkatdhetarësh që kanë ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.


























