Mandati pesëvjeçar i Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës përfundoi të shtunën, dhe ajo ia dorëzoi detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut.
Në fjalën e saj, Osmani theksoi se një nga dëshirat e saj ka qenë që të largohet nga posti duke lënë pas një grua. Ajo gjithashtu shpresoj që vendi së shpejti të zgjedhë presidentin e ri.
“Gjithnjë ka qenë një prej dëshirave të mia të mëdha që kur të dalë ta lë një grua pas. Dhe sot kjo dëshirë po më plotësohet.Nuk do të jetë punë e lehtë, edhe unë i kam provuar të dyjat. Sado që të dyja detyrat kanë sfidat e veta, të jesh kreu i shtetit janë përgjegjësi e jashtëzakonshme. Shpresojmë që Kuvendi sa më parë të jetë e mundur do ta zgjedh presidenten e re në mënyrë që të kemi stabilitet institucional, në një kohë kur bota po përballet me kriza të mëdha”, tha Osmani në fjalën e saj


























